A letter from May 12, 2025

Time Travelled — 4 months

Peaceful right?

I dashur Bjorn, Këtë letër ti po e shkruan në ditën e ditëlindjes tënde, zhytur në emocionet dhe pasiguritë e tua. Kjo letër do të vijë te ti pak orë para se ti të shkosh edhe një herë në bankat e shkollës, kësaj radhe në klasën e 11-të. Kjo ishte një verë e gjatë ku ti punove fort për Bjornin që nesër shumë do të shohin. Dje në Shqipëri ishin zgjedhjet dhe të morën pak vëmendjen nga dita jote e lindjes, por s’ka problem, se ti e do aq shumë politikën saqë e bëre këtë kompromis me të. Nesër shumëçka të pret dhe dyert e suksesit do të të hapen. Mos harro se kjo është mundësia JOTE për të shkëlqyer dhe VETËM E JOTJA. Në klasë do të kesh njerëz që nuk i prisje t’i kishe, por edhe me ato do të mësohesh. Në asnjë rrethanë mos e humb atë Bjornin dinamik dhe shumë pasionant, sepse ai të mban gjallë shpirtin (e di që u krinxherove). Bjorni dhe vlerat e tij janë gjithçka për ty. Këtë vit mos i harro dramat dhe kalo kohë me njerëz cilësorë. E mban mend sa pak ke mësuar vjet...? E pra, mëso më shumë këtë vit. Ti nuk je shumë tip i letrave, se je llafazan, ose në anglisht më mirë një yapper. O Zot, sa shumë km për nesër, km projekt fizike dhe ICT. E pra, këto e shumë të tjera të presin prapë. Kush e di cilat zysha ke, Rajmonden apo ndonjë tjetër. MOS HARRO që nëse nuk ndihesh mirë, ta ndërosh klasën sepse SKA KOHË MBAS TETORIT. E di që diku aty ke lënë gati ndonjë gjë për nesër. Nesër shumë s’do të njohin — do jesh më i maturuar dhe gati për të FITUAR. Zgjoje brenda teje Bjornin 3-vjeçar, çunin e mamit të vet. Ai është your inner spirit dhe guide. Mos harro të përdorësh intuitën, por jo dhe aq shumë, se pastaj bie me kokë. Nejse, nejse... Kjo pra ishte. Nesër festo ditëlindjen edhe ha sushi sa të fryhesh. Tani s’je më 15, edhe pse sa e shijove dhe nuk e shijove 15. FALENDERO ZOTIN për gjithçka gjithsesi. Mos rresht kurrë së qeni ai që je dhe bëj atë çka dooo. Pushimet e verës s’e di a ishin mirë, por KISMET se tani në Maj që jemi skam si ta di por kur thonë shqiptarët, KISMET. Gjithçka është në rregull, Zoti të bekoftë!!!

Load more comments

Sign in to FutureMe

or use your email address

Don't know your password? Sign in with an email link instead.

By signing in to FutureMe you agree to the Terms of use.

Create an account

or use your email address

You will receive a confirmation email

By signing in to FutureMe you agree to the Terms of use.

Share this FutureMe letter

Copy the link to your clipboard:

Or share directly via social media:

Why is this inappropriate?